Ish-kryeministri Sali Berisha pas takimit që zhvilloi në Shkodër ka vendosur të organizojë një tjetër takim me bazën e demokratëve në verilindje të vendit.

Në një njoftim të bërë ditën e sotme, lideri historik i demokratëve ka bërë me dije se ditën e shtunë, në orën 11:00 do të mbahet foltore me qytetarët e Mirditës në Pallatin e Kulturës të Rrëshenit.

“Bashkë sjellim shpresën dhe fitojmë! Ftohen të gjithë të marrin pjesë!”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se takimi në Shkodër ishte edhe pikënisja e turit të takimeve nëpër rrethe të ndryshme ku dhe do të diskutohet me anëtarësinë për hapat që do të ndërmerren.

Foltorja u mbyll me Kuvendin. Tani do ketë takime. Takim të dy llojesh. Për largimin e narko-shtetit dhe për protesta të fuqishme. Për përgatitjen e terrenit. Nuk mund të pajtohet ky popull me kufoma politike që u vjen era në të gjithë Evropën”, deklaroi kohë më parë Berisha.

Lideri historik i demokratëve pas Mirditës do të vijojë me takime të tjera nëpër Shqipëri, në kuadër të organizimit të PD-së në terren.

Fjala është për përgatitjet që do të bëhen me Kuvendin Kombëtar që Berisha ka lajmëruar se do të mblidhet në 22 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA