Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së, ka lajmëruar se do të jetë pjesë e zgjedhjeve të pjesshme.
Në PD dio të hapet gara për kandidatët dhe procesi i përzgjedhjes do të finalizohet më datë 30 janar 2022.
“Duke ndjekur situatën politike për zgjedhjet e pjesshme, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike deklaron se do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve për t’u dhënë Shqiptarëve mundësinë për t’u përfaqësuar në qeverisjen vendore me kapacitetet më të mira të vendit. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vendosi sot hapjen e procesit të primareve brenda PD për përzgjedhjen e kandidaturave më të mira për secilën nga bashkitë në garë.
Nga sot, në të gjitha bashkitë ku do të hapet gara Partia Demokratike fillon punën per evidentimin e kandidatëve. Procesi i përzgjedhjes do të finalizohet me datë 30 Janar 2022 sipas parimit “te Primareve””, sipas njoftimit.
Ne përputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatet mund të evidentohen:
Me vetëpropozim;
Propozim nga anëtarësia;
Propozim nga organet qendrore te PDSH.
Kandidatët duhet të jenë personalitete me autoritet të lartë politik profesional dhe shoqëror.
Dokumentacioni i nevojshëm duhet të paraqitet pranë Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD dhe duhet të përmbajë CV profesionale dhe politike të kandidatëve si dhe formularin e vetëdeklarimit për pastërtinë e figurës së kandidatit.
Afati për paraqitjen e kandidaturave është data 24 Janar 2022 ora 24.00.
Top Channel