“Me uljen e temperaturave që priten gjatë kësaj jave, strukturat vendore janë në gatishmëri për të siguruar ngrohjen në shkolla”
Në Bashkinë e Tiranës 172 institucione arsimore funksionojnë me ngrohje me kaldaja.
Erindi Bejko: 172 kaldaja në Tiranë, gjysma janë me lëndë djegëse nafte dhe gjysma me lëndë djegëse pelet. Kemi edhe 20 objekete soba që janë me pelet. Procesi i kontrollit dhe ndezjes bëhet që në 6:30 dhe pastaj qëndrojnë të ndezura deri afër drekës. Ndërsa për shkollat me dy turne ka dhe një proces ndezje pasdite.
Por ka ende disa shkolla që ngrohjen e bëjnë me soba me dru.
Erindi Bejko: Në rrethinat e Tiranës që janë zona dhe pak më të thella kemi disa shkolla që ngrohja bëhet edhe me dru. Është proces, me rikonstruksionin dhe rindërtimin nga shkolla me sobë druri do kthehen ose me soba me pelet ose me kaldaja.
Gjatë kësaj jave temperaturat pritet të shkojnë deri në -7 gradë Celsius ndërsa strukturat e bashkisë së Tiranës do të marrin masa për cdo lloj defekti të mundshëm të sistemeve të ngrohjes në institucionet arsimore.
Top Channel