Chelsea lan përfundimisht hesapet me titullin kampion në Angli. Blutë e Londrës ngecën edhe në sfidën ndaj Brighton në një barazim 1-1 dhe tashmë e shohin veten në vendin e 3-të të Premier League me një pikë më pak se Liverpooli që ka zhvilluar 2 ndeshje më pak.
Me një Lukaku që nuk “shkrep” dhe është hija e vetvetes krahasuar me atë që ishte te Interi, Chelsea vuan shumë në gjetjen e golit dhe këtë e tregoi edhe në transfertën ndaj Brighton.
Goli i Hakim Ziyech në pjesën e parë pas asistit të Mbappe u zhvlerësua nga finalizimi i Webster pas 1 ore lojë. Rezultati nuk ndryshoi më me Chelsean që u ndal sërish dhe mbetet -12 pikë nga Manchester City që ka dhe 1 ndeshje më tepër për të luajtur. Ndërkohë Brighton mbetet në pjesën e sipërme të tabelës dhe po bën një nga sezonet e saj më të mira në historinë e Premier League.
Top Channel