Shkretëtira e Saharasë është mbuluar nga dëbora pasi temperatura ranë nën zero.

Ky është fenomen shumë i rrallë në shkretëtirën më të madhe në botë, ku temperatura maksimale ka qenë 58 gradë C.

Fotografi Karim Bouchettarealizoi fotografitë pasi temperaturat gjatë natës ranë në -2 gradë.

Kjo është vetëm hera e pestë në 42 vitet e fundit që është parë borë mbi rërë.

Në të kaluarën, kjo gjë kishte ndodhur më 1979, 2016, 2018 dhe 2021. Ain Sefra, e njohur edhe si “Porta e Shkretëtirës”, shtrihet rreth 910 metra mbi nivelin e detit dhe është e rrethuar nga Malet Atlas.

Shkretëtira e Saharasë përbën pjesën më të madhe të Afrikës Veriore dhe ka pasur disa herë ndryshime të temperaturës dhe lagështirës në qindra mijëra vitet e fundit.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA