26/12 16:55
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptarë ka pritur sot delegacionin e peshëngritjes, e cila në botërorin e fundvitit 2021 arritit të sjellë 3 medalje, një të artë dhe dy argjendi me Briken Calja dhe vendin e katërt të Erkand Qerimajt.
Ka qenë një fond shtesë i momenteve të fundit nga KOKSH që ka suportuar financiarisht federatën e peshëngritjes dhe sportistët duke i dhënë një shtysë të rëndësishme për këto rezultate sipas presidentit Elez Gjoza.
Pikërisht ndihmën dhe këtë suport ndryshe nga olimpiadat e tjera kanë theksuar edhe dy sportistët që ngritën flamurin shqiptarë në Uzbekistan, duke theksuar faktin se dikur dyert e komitetit olimpik kanë qenë të mbyllura për ta.
Top Channel