Në Shqipëri masat anti Covid nuk po zbatohen, kur në të njëjtën kohë ka një rritje të fortë të infektimeve.

Maska është e detyrueshme të mbahet në ambiente të mbyllura dhe në ato vende ku është e pamundur ruajtja e distancimit social.

“Nuk po respektohen masat që janë në fuqi, jo më të vendosen të tjera. Edhe administrata i vendos masat, por jo për t’i respektuar”, thotë një qytetar.

Mendoj që duhen shtrënguar masat, sidomos në ambientet e mbyllura, në autobusë, në zyra, sepse siç po dëgjojmë varianti ‘Omicron’ nuk është shumë i rrezikshëm, por përhapet shumë lehtë. Unë mendoj që vaksina duhet të bëhet patjetër. Unë i kam bërë dy doza dhe po mendoj të bëj dhe të tretën”, rrëfen një qytetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA