I pastrehu arrestohet për vrasjen brutale të punonjëses 19-vjeçare të restorantit në New York (fotot)

14/01/2022 21:24

Policia e New York tha sot se ka arrestuar një burrë për vrasjen makabre të një vajze 19-vjecare që u qëllua për vdekje teksa punonte në një dyqan ‘fast-food’.

30 vjeçari Winston Glynn u akuzua për vrasje e grabitje të gradës së parë, disa ditë pasi qëlloi për vdekje Kristal Bayron-Nieves në një restorant “Burger King” në zonën Harlem të metropolit.

Edhe vrasësi ishte një punonjës Burger King por në një vendndodhje tjetër nga pika ku vrau Bayron-Nieves mëngjesin e të dielës.

Adresa e xhamajkianit Glynn ishte e listuar në një hostel që shërben edhe për të pastrehët.

Ai u identifikua nga videot e kamerave të sigurisë dhe nga intervistat e shumë dëshmitarëve.

Madje në postimet në mediat sociale ai shihet duke mbajtur të njëjtat veshje me ato në ditën e ngjarjes.

Incidenti ndodhi në orët e para të së dielës që shkoi, kur një grabitës i armatosur hyri dhe qëlloi me dorezën e pistoletës një klient mashkull dhe më pas qëlloi me grusht një punonjëse femër, sipas policisë.

“Më jep paratë!” tha grabitësi duke i drejtuar pistoletën Bayron-Nieves ne banak.

Burimet thanë se vajza kishte hasur probleme në hapjen e sirtarit të parave, por arriti ta bënte dhe i dha paratë grabitësit.

Dëshmitarët thanë se kur ajo e pa në sy grabitësi uli pistoletën, por kur ajo e pa përsëri ai e qëlloi.

Adoleshentja kishte nisur punën vetëm tre javë më herët, por u shpall e vdekur në spital pak pas ngjarjes.

Vrasësi mori vetëm $100 nga xhiro e restorantit.

Glynn kishte një numër arrestimesh të mëparshme, duke përfshirë dhe kërcënim me armë në strehën xhamaikane ku jetonte, tha policia.

Një postim i tij në rrjetet sociale e tregon vrasësin me një uniformë të “Burger King”.

FOTO GALERI
1/5
Kristal Bayron-Nieves u vra teksa punonte në një restorant “Burger King” në zonën Harlem të metropolit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA