Një atentat ndaj një 36-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.

Diego Hanaj ishte duke ecur , kur u qëllua me armë nga një makinë në lëvizje.

Mëngjesin e kësaj të enjte, skena e krimit është ende e dukshme , shenjat e plumbave kanë ngelur në xhamat e dyqaneve e po ashtu dhe njollat e gjakut në trotuarin që përshkoi 36-vjeçari.

Para se të plagosej, 36 vjeçari Hanaj ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet pranë banesës së tij. Ai ka dalë nga aty për të shkuar në shtëpi dhe në këtë moment dikush ka qëlluar me armë ndaj tij nga një makinë në lëvizje.

Diego Hanaj mori vetëm një plumb në dorë dhe vazhdoi të ecte për rreth 50 metra ndërkohë që autorët e kanë ndjekur dhe qëlluar vazhdimisht, por asnjë nga këto plumba nuk e ka prekur.

Ndërsa ende nuk dihet arsyeja e atentatit, policia ka gjetur në fshatin “Trevëllazër” makinën e autorëve, një “Audi Q7”, të djegur.

Po kaq e paqartë është edhe e shkuara e Diego Hanaj, si dhe mbeten mister emrat e autorëve.

Tashmë janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit ku ndodhi ngjarja, si dhe janë marrë në pyetje 8 persona banorë të lagjes për të zbuluar se kush dhe pse donte të vriste 36-vjeçarin Diego Hanaj.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel