UEFA modifikon kalendarin/ Gjithçka në funksion të botërorit që do të mbahet në Katar

04/01/2022 15:38

Botërori i futbollit që do të zhvillohet këtë vit në Katar nga 21 nëntor deri në 18 dhjetor detyron UEFA që të modifikojë kalendarin e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve të sezonit 2022/2023 duke e ngjeshur atë.

Qeveria europiane e futbollit ka publikuar datat e zhvillimit të këtyre ndeshjeve që do të nisin në 6-7 shtator të këtij viti, ndërkohë që sfidat e fundit në grupe do të luhen në 1-2 nëntor, ndërsa në 7 nëntor pritet të hidhet shorti i 1/8 të finaleve, një datë kjo që është në pritje të konfirmimit.

Shorti i fazës së grupeve për sezonin 2022/2023 do të mbahet në 25 gusht.

Top Channel