Oferta e parë nga Reali për Mbapen: 50 milionë euro

04/01/2022 14:29

Real Madrit ka ofruar 50 milionë euro për lojtarin e PSG-së, Kylian Mbape. Lajmi është dhënë nga agjenti i futbollit, Giovanni Brancini në një intervistë të dhënë për La Gazzetta. Ai tha se oferta e parë e skuadrës spanjolle për francezin tashmë është një fakt.

Brancini tregoi se drejtuesit e Realit duan ta tërheqin atë gjatë këtij muaji, por gjithçka varet nga PSG.

Real Madridi është futur në garë për të pasur në skuadër Mbapen, duke ofruar 50 milionë euro pak ditë më parë”, tha ai.

Iniciativa e Florentino Perez meriton vëmendje dhe ky është një mesazh stabiliteti. Në fund është turp për të gjithë që një lojtar si Mbape të lejohet të transferohet në verë më një transferim të lirë. Nuk e di se çfarë duan të bëjnë në Paris”, tha Brancini.

Sipas tij, Mbape mund të negociojë me çdo klub duke filluar që nga data 1 janar, por për një kontratë që lidhet me sezonin e ardhshëm.

Ai bëri thirrje që kontrata duhet të rinovohet, pasi situata është më e nxehtë se asnjëherë tjetër.

Top Channel