Kryeveprat e vjedhura nga nazistët ekspozohen në muzeun hebre të New York-ut

04/01/2022 19:57

Në muzeun hebre të New York-ut janë ekspozuar kryevepra të artit, të cilat u grabitën nga nazistët.

Brenda historisë së gjatë të artit, qëndron, pothuajse aq e gjatë, historia e artit të grabitur. Ne po mësojmë më shumë se kurrë për mosmarrëveshjet ndërkombëtare mbi pronësinë dhe kthimin, duke përfshirë pretendimin se muzeu më i madh i artit në Zvicër mund të shfaqë deri në 90 vepra, me origjinë problematike.

Histori të tilla vjedhjeje dhe shpëtimi bëhen edhe më reale në një ekspozitë të re të fuqishme, ne muzeun hebre të New York-ut, thotë BBC. Këto objekte janë materiale të komuniteteve hebre të Europës, secili me histori të veçantë, një jetë të përtejme mbijetese për të zbuluar.

Gazetarja Jetona Koçibelli na tregon më shumë në kronikën e përgatitur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA