Newcastle paraqet ofertë për Trippier, marrëveshja afër

01/01/2022 20:45

Newcastle, sipas Sky Sports, ka paraqitur ofertë zyrtare për Kieran Trippier (shifra e saktë nuk është zbuluar). Për momentin, të dy klubet po flasin për termat e marrëveshjes, pasi mbrojtësi i djathtë konsiderohet prioritet për trajnerin Eddie Howe. Do të ishte nënshkrimi i parë i madh i Newcastle-it të ri saudit.

Howe e njeh mirë Trippierin, pasi e kishte nën komandën e tij te Burnley.

Ishte ai që këmbënguli për blerjen e tij nga Manchester City, pas një huazimi më shumë se të suksesshëm. Performancat e futbollistit te Burnley ndikuan në transferimin e lojtarit te Tottenhami dhe më pas te Atletico e Madridit, në Spanjë. Te kuqebardhët ishte një nga lojtarët kryesorë që kontribuan në fitimin e LaLigas.

Dëmtimet, edhe pse vazhdon të jetë titullar, nuk e kanë lënë të shkëlqejë aq sa një vit më parë dhe dëshira e tij është të rikthehet në Angli, në moshën 31-vjeçare. Për futbollistin anglez vazhdon të interesohet edhe Manchester United, por duket se “Djajtë e Kuq” janë një hap prapa në këtë garë./ SS

Top Channel