Izraeli luftë me disa fronte! E enjte tmerri, sulme të njëpasnjëshme në Gaza dhe Liban
14/11 22:57
Për të katërtën ditë rresht Greqia regjistron rekord infektimesh.
Në 24 orët e fundit, numri i rasteve me koronavirus ka shkuar në 35.580, prej të cilave 15.713 në prefekturën e Athinës, 3.997 në Selanik , 2.036 në Thessali dhe 1.576 në Kretë. Rreth 3/4 e tyre i përkasin variantit Omicron. Mosha mesatare e të infektuarve është vetëm 37 vjeç.
Numri i vdekjeve ka shkuar në 72, në total prej fillimit të pandemisë 20.708, ndërsa 636 janë të intubuarit, prej të cilëve 85% janë të pavaksinuar. Numri i shtrimeve të përditshme në spitale, ka shkuar sot në 421.
Top Channel