Ndarja nga jeta e Vladimir Grillos, reagon presidenti Duka: Simbol i komentit sportiv!

30/12/2021 21:24

Një lajm i trishtë ka ardhur për sportin shqiptar teksa është ndarë nga jeta Vladimir Grillo.

Një nga ikonat më të mëdha të gazetarisë sportive, humbi betejën me një sëmundje të rëndë që e shoqëronte prej dy vitesh. Për lajmin e ndarjes nga jeta të 74-vjeçarit ka reaguar edhe presidenti Armando Duka i cili thekson se Grillo është një simbol i komentit sportiv.

Reagimi i presidentit Duka:

Mësova i trishtuar, që është ndarë nga jeta komentatori, gazetari dhe zëri simbol i TVSH, Vladimir Grillo.

Dua të ndaj me ju të dashur miq dhe anëtarë të komunitetit të futbollit, dhimbjen për këtë humbje. Ladi, ishte një simbol i komentit sportiv, që ka shoqëruar, jo vetëm sukseset dhe ngjarjet e futbollit shqiptar, por edhe çdo ngjarje të madhe sportive në Shqipëri!

U prehsh i qetë në parajsë, Ladi!

Futbolli shqiptar do të të kujtojë si simboli i komentit sportiv.

Top Channel