Lajm i keq për Chelsean, titullari i mbrojtjes mbyll para kohe sezonin!

28/12/2021 20:30

Një lajm shumë i keq për Thomas Tuchel dhe Chelsean vjen nga infermieria.

Ben Chillwell, mbrojtësi anësor i Bluve të Londrës duhet t’i nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë jashtë për disa muaj dhe ky sezon mund të konsiderohet i mbyllur përpara kohe për ish-lojtarin e Leicester City-t.

Ka qenë vetë klubi londinez që ka konfirmuar se Chillwell i cili pësoi një dëmtim në ligamentin e kryqëzuar gjatë ndeshjes Chelsea-Juventus që u mbyll me suksesin 4-0 të Bluve të Londrës do t’i duhet t’i nënshtrohet operacionit.

Fillimisht stafi mjekësor i Chelsea e la lojtarin të rikuperohej pa kryer ndërhyrje kirurgjikale me shpresën se me kalimin e javëve gjërat do të shkonin mirë por nuk pati shenja përmirësimi dhe operacioni ishte i vetmi shpëtim për Chillwell i cili në këtë sezon të Premier League është aktivizuar në 6 takime duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë një asist.

Top Channel