Covid-19 pushton Spanjën, 17 raste te skuadra e Balliut, kërkohet shtyrja e derbit!

28/12/2021 22:33

Covid-19 vazhdon të penalizojë shumë skuadrat e La Ligas.

Rayo Vallecano skuadra e tretë madrilene për nga rëndësia që po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes së datës 2 janar ndaj kampionëve në fuqi të Atletico Madrid në program për t’u luajtur në Wanda Metropolitano, kjo për faktin se te skuadra e drejtuar nga Andoni Iraola në tamponët që kanë kryer sëfundmi kanë rezultuar plot 17 të prekur me Covid-19.

Në stërvitjen e fundit që ka zhvilluar Iraola ka patur në dispozicion vetëm 8 lojtarë nga skuadra e parë. Te Rayo Vallecano luan edhe shqiptari Ivan Balliu por emrat e të prekurve me koronavirus nuk bëhen të ditur. Edhe te Barcelona ka raste me Covid-19 teksa Dani Alves, Jordi Alba dhe Lenglet kanë rezultuar pozitivë.

Top Channel