Dembele pranon rinovimin me ulje page, gati firma në kontratën e re me Barçën!

27/12/2021 19:00

Ousmane Dembele ka vendosur të qëndrojë te Barcelona duke dhënë ok-in për rinovimin e kontratës aktuale me blaugranat e cila i skadon në fund të këtij sezoni.

Duke iu referuar raportimeve të mediave spanjolle Dembele është i gatshëm të firmosë një kontratë të re 5-vjeçare me Barcelonën me një reduktim të ndjeshëm të pagës. Ndërkohë një postim i sulmuesit francez sëfundmi në Instagram të lë kuptohet se futbollisti nuk ka ndërmend të braktisë blaugranat.

Kartoni i Dembele i ka kushtuar Barcelonës 140 milionë euro përfshirë edhe bonuset ndërkohë që paraqitjet e tij në sezonet e fundit janë kushtëzuar shumë nga dëmtimet./SS

Top Channel