Mesazhi i veçantë i Kate Middleton dhe Prince William për Krishtlindje

25/12/2021 17:07

Kate Middleton dhe Princi William po ndajnë urimet e tyre të Krishtlindjeve me ata në mbarë botën që u është dashur të ndryshojnë planet e tyre të pushimeve në mes të rritjes së rasteve me covid.

“Këto Krishtlindje do të jenë ndryshe nga ajo që shumë prej nesh kishin planifikuar”, shkruan Duka dhe Dukesha e Kembrixhit në një postim në Instagram të shtunën.

“Nga ata që janë vetëm ose që duhet të izolohen larg njerëzve të dashur, te njerëzit e jashtëzakonshëm që mbështesin NHS-në(National Health Service) tonë dhe kujdesen për ata që kanë më shumë nevojë – ne po mendojmë për ju. W & C.

Çifti mbretëror duhej të rimendonte planet e tyre të Krishtlindjeve këtë vit pasi gjyshja e William, Mbretëresha Elizabeth, anuloi mbledhjen tradicionale të familjes mbretërore në Sandringham.

Me variantin e koronavirusit Omicron që shkakton një rritje të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar, monarkia, 95 vjeçare vendosi të qëndrojë në Kështjellën Windsor.

William, Kate dhe tre fëmijët e tyre – Princi George, 8, Princesha Charlotte, 6 dhe Princi Louis, 3 – po festojnë  në shtëpinë e tyre në fshat, Anmer Hall, në Norfolk në pronën e Mbretëreshës Sandringham. Anëtarët e familjes Middleton pritet të bashkohen me ta në shtëpinë e tyre të gjerë me 10 dhoma gjumi.

FOTO GALERI
8/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA