Turqia afrohet me një “krye-armik”, Erdogan farkëton aleanca

23/12/2021 17:30

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan bëri thirrje për shkrirjen e akujve në lidhjet mes Turqisë dhe Izraelit gjatë një takimi që zhvilloi me përfaqësues nga diaspora hebreje në Kompleksin Presidencial në  Ankara.

Të gjithë duhet të përpiqemi për paqen në Lindjen e Mesme“, tha ai.

Nuk duam të shohim asnjë konflikt në këtë rajon që është shtëpia e tre feve abrahamike”, shtoi Erdoğan.

Presidenti theksoi se Turqia ka paralajmëruar qeverinë izraelite se duhet të arrijë paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Lindjen e Mesme, duke shtuar: “Hapat që do të ndërmerren për zgjidhjen e çështjes së Palestinës do të kontribuojnë gjithashtu në sigurinë e Izraelit”.

Erdogan deklaroi gjithashtu se pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme të Turqisë dhe Izraelit për çështjen e Palestinës, marrëdhëniet e tyre në fusha të tjera si ekonomia, tregtia dhe turizmi po përmirësohen.

Unë e vlerësoj dialogun tonë të rinovuar me presidentin izraelit Isaac Herzog dhe kryeministrin Naftali Bennett,” vuri në dukje ai.

Besoj se mund të arrihet një zgjidhje që i jep përparësi ndjeshmërisë së të gjitha grupeve fetare që jetojnë në Jerusalem” .

Në takim, Erdogan mirëpriti një delegacion nga komuniteti hebre turk, Aleanca e Rabinëve në Shtetet Islamike dhe kryerabini rus Berel Lazar i Rusisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA