I biri i El Chapo-s urdhëroi vrasjen e këngëtarit që refuzoi të performonte në dasmën e tij (fotot)

21/12/2021 16:43

Ovidio Guzman Lopez, i biri i lordit famëkeq të drogave El Chapo, besohet se ka urdhëruar vrasjen e një këngëtari të famshëm meksikan që refuzoi të lunte në ditën e tij të dasmës.

Djali i  ‘El Chapo‘ akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e këngëtarit të njohur por të paemëruar për të cilën autoritetet thonë se nuk arriti të kryhej.

Gjatë viteve ka pasur zhurma të shumta për artistë të lidhur me botën e krimit, që merrnin pjesë në evenet e organizuara nga trafikantët.

El Chapo është duke kryer dënimin me burg të përjetshëm në Colorado, SHBA, me akuza vrasjeje, trafik drogash, pastrim parash, organizatë mafioze e krim të organizuar.

Autoritetet amerikane po hetojnë tashmë katër fëmijët e tij duke përfshirë dhe Ovidio, i njohur ndryshe si ‘El Raton’ (Miu), që është një anëtar i lartë i kartelit Sinaloa.

Vëllezërit e tij Ivan Archivaldo Guzman Salazar, Jesus Alfredo Guzman Salazar e Joaquin Guzman Lopez janë mes 25 të kërkuarve nga SHBA për trafik të drogave të opiumit sintetik si metamfetamina.

Përveç urdhërimit të vrasjes së këngëtarit, Ovidio ka urdhëruar vrasjen e një informatori dhe të tjetër trafikanti, thonë autoritetet në SHBA.

Ovidio ishte arrestuar në qytetin e tij të lindjes Culiacan në 2019 por nuk qëndroi shumë në qeli. Ai u lirua pasi banditët kërcënuan me masakra të civilëve në kundërpërgjigje të arrestimit.

SHBA aktualisht ofron $5 milionë për informacione që çojnë në arrestimin e vellezerve.

FOTO GALERI
4/4
El Chapo i burgosur me akuza vrasjeje, trafik drogash, pastrim parash, organizatë mafioze e krim të organizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA