Demokratët në Fier votojnë për shkarkimin e Bashës, Luan Baçi: Pritet një pjesëmarrje deri në 80% të anëtarësisë

18/12/2021 09:01

Demokratët fierakë sot që prej orës tetë të mëngjesit i janë drejtuar kutive të votimit për të votuar shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetrit të PD.

Votimi do kryhet në disa qendra votimi, por dy qendra kryesore do të jenë në ish godinën e UFO, pasi zyra e degës PD në Fier është e mbyllur ditë më parë me urdhër të Bashës.

Deputeti dhe ish kryetari i PD, i kësaj dege, Luan Baci ka pohuar se në UFO do jenë dy qendra votimi për qytetin e disa zona, por qendra votimi do të ketë në Ndërmenas, Vajkan, Cakran, Levan, Libofshë. Pritet një pjesëmarrje në votim të anëtarësisë deri në 80%, pohoi Luan Baçi.

Patos

Votmi në Patos: Anëtarësia e PD së kësaj dege do e kryej ne ambiente te nje lokali me hyrje te qytetit pasi dera e selisë se Partisë është mbyllur. Sipas ish sekretarit te kësaj dege Gazmend Halimi mësohet se nga afro 1100 anëtarë që numëron kjo degë ne Patos pritet qe rreth 750 te marrin pjesë ne votim, pra mbi 65% me 70%.

Roskovec

Demokratët e degës se PD së këtij qyteti do shkojnë te votojnë ne 2 qendra votimi, njëra do jete ne selinë e PD ose pranë kinoteatrit te qytetit dhe tjetra ne fshatin Strum pasi ktu pritet te votojnë anëtarësia e zonave Suk 1 dhe Suk2, Arapaj, Strum, Velmish etj. Sipas Melsi Xhaxho qe është edhe organizatori i kësaj dege per votimin e shkarkimit te ish kryetarit Lulzim Basha mësohet se kjo degë ka pasur listë fiktive te anëtarësisë por nga 550 anëtarë pritet qe ne votime te marrin pjesë rreth 330 anëtarë ose afro 60% e tyre.

Mallakastër

Edhe ne këtë zonë është planifikuar vetëm një qendër votimi ne qytetin e Ballshit. Kjo degë e PD per Mallakastrën numëron një anëtarësi prej 900 personash, nga te cilët pritet qe te marrin pjesë ne votime 600 prej tyre pra ti kalojë 65% nga konfirmimet paraprake qe ka bërë grupi organizator një ditë me parë qe drejtohet nga Resmi Shanaj.

Top Channel