NATO-ja “i tregon dhëmbët” Rusisë: Po prekët Ukrainën, pasoja masive

18/12/2021 18:03

NATO reagoi përmes një statusi në Facebook ku shprehej e shqetësuar nga grumbullimi i trupave ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën, ndërsa hodhi poshtë pretendimet e Moskës për provokime nga ana e Kievit dhe e vetë aleancës.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë të ulë menjëherë tensionet, të ndjekë kanalet diplomatike dhe të respektojë angazhimet e saj ndërkombëtare për transparencën e aktiviteteve ushtarake”, theksohet në njoftim.

NATO do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë aleatëve të saj. Çdo agresion i mëtejshëm kundër Ukrainës do të kishte pasoja masive dhe do të kishte një çmim të lartë. NATO do të vazhdojë të koordinohet ngushtë me palët përkatëse të interesit dhe organizata të tjera ndërkombëtare, përfshirë BE-në”, thuhet më tej.

Aleanca përsëriti mbështetjen për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës dhe i bëri thirrje Rusisë që të tërheqë forcat e saj. Diplomatët e NATO-s i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Rusia nuk mund të ketë të drejtën e vetos për zgjerimin e mëtejshëm të aleancës dhe se NATO ka të drejtë të vendosë mbi qëndrimin e saj ushtarak.

Ndërkohë dhe Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se Kievi kishte një “të drejtë, ekskluzive e sovrane” për të orientuar politikat e tij të jashtme dhe se vetëm Ukraina dhe NATO, mund të përcaktojnë marrëdhëniet mes tyre, dhe çështjen e anëtarësimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA