Kuvendi Kombëtar i PD, Basha merr fjalën: Koha t’i themi disa të vërteta që më parë vetëm i kemi belbëzuar

18/12/2021 13:04

Kryedemokrati Basha ka nisur fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, përpara mijëra mbështetësve demokratë.

Basha tha se ky Kuvend është mbledhur për të thënë të vërteta që kanë kohë pa u shqiptar dhe se janë mbledhur në emër të vërtetës, kjo sipas Bashës, e vetmja rrugë për çlirimin e demokracisë.

“Delegatë të Kuvendit Kombëtar të PD, deputetë të PD, anëtarë të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD, përfaqësues të PD, zemrës së PD, zonja të lidhjes demokratike të gruas, mirëserdhët në Kuvendin Kombëtar të PD. Falenderoj tre parafolësit, vjetori, Ilir Dizdari dhe Rexhep Uka. Falenderoj të gjithë organizatorët, që bënë në një kohë të shkurtër Kuvendin Kombëtar të demokratëve. Shpreh kënaqësi tek ju shof të gjithëve bashkë, në një ditë kur kemi shumë për të thënë, duhet durim dhe mirëkuptim, dhe për ata që kanë patur kaq shumë për të thënë, por nuk ju është dhënë koha dhe vendi, dhe si shumë të tjerë që do të votojmë për vendimet që pret Shqipëria.

Vëllezër dhe motra nuk jemi mbledhur për ti rrahur shpatullat njëri tjetrit apo kryetarit, por për të thënë të vërteta që kemi kohë pa i shqiptuar, vetëm i kemi belbëzuar. E di që shumë mezi presin të dëgjojnë, disa mund të mërziten, sot jemi mbledhur në emër të vërtetës, sepse është e vetmja rrugë për çlirimin e demokracisë. Zgjedhim të ardhmen është një qëndrim politik në të cilin ftojmë përfaqësuesin, delegatët e Kuvendit Kombëtar. Të gjithë demokratëve, në emër të tyre gjithë shqiptarëve se thelbi asaj që do nxjerrin sot do jetë përcaktues për Shqipërinë e së nesërmes. Si do të jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër”, u shpreh Kryedemokrati.

Top Channel