Foto ilustruese

Dy makina janë përplasur rreth orës 11:00 në afërsi të “Universitetit të Sporteve” në Tiranë.

Katër persona janë plagosur, pasagjerët e mjeteve dhe një këmbësore 19-vjeçare.

Të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk dihen shkaqet e aksidentit.

“Me datë 16.12.2021, rreth orës 11:00, në afërsi të “Universitetit të Sporteve”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin G. K., me mjetin me drejtues shtetasin E. B. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët e mjeteve, shtetasja E. P., 18 vjeçe; D. D., 19 vjeç; G. T., 19 vjeç dhe kembësorja shtetasja A. B., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

Top Channel