Detaje të reja nga atentati në Gjirokastër, tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë, viktima Beqir Devolli ishte dënuar në 2012-ën
Një tjetër rast i organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit është zbuluar në Has, ku gjatë operacionit policor të koduar “Pokeri” janë sekuestruar 10 makineri elektronike dhe një tavolinë pokeri.
Policia ka njoftuar se në pranga ka përfunduar një 47-vjeçar, punonjës i lokalit, ndërsa pronari 34-vjeçar është shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar edhe fletore me shënime për shumat e luajtura dhe një aparat celular.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm.
Njoftimi i policisë:
Has/ Zbulohet dhe goditet një tjetër rast i zhvillimit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Sekuestrohen 10 makineri elektronike, 1 tavolinë pokeri dhe sende të tjera.
Shpallet në kërkim pronari i lokalit që e kishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.
Vihet në pranga një 47-vjeçar, punonjës i lokalit.
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pokeri”, arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 47 vjeç, banues në Krumë, Has.
Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasin E. Q., 34 vjeç, banues në Krumë, Has, pronar i lokalit.
Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 makineri elektronike të markës “APEX”, 1 tavolinë pokeri, fletore me shënime për evidentimin e shumave të luajtura dhe 1 aparat celular.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Top Channel