Princi britanik Andrew kërkon rrëzimin e padisë së përdhunimit: Akuzuesja nuk ishte nën moshë (fotot)

15/12/2021 21:12

Princi britanik Andrew i ka kërkuar një gjykatësi të rrëzojë padinë e përdhunimit ndaj tij të Virginia Roberts, ish-skllaves së seksit të financierit famëkeq Geoffrey Epstein, duke pretenduar se vajza nuk ishte nën moshë.

Tashmë 38 vjeçarja Virginia, akuzon princin 61 vjeçar se e ka sulmuar seksualisht tre herë kur ajo ishte 17 vjeçe dhe ka ngritur padinë në New York prej gushtit.

Ajo bëri padinë sipas klauzolës së “Viktimave minorene” në SHBA, çka lejon paditjen e abuzuesve në çdo kohë nëse ata ishin nën 18 vjeç kur ndodhi krimi.

Anëtari i familjes mbretërore britanike ka kërkuar rrëzimin e padisë nga gjykatësi duke pretenduar se legjislacioni  është “jokushtetues” dhe argumenton se “çështja e pranimit është e paqartë”.

Avokati i tij tha sot se ligji i “Viktimave minorene” nuk është një “mekanizëm i besueshëm për të zgjidhur padrejtësitë e viktimave të abuzimit seksual pasi cilëson si nën moshë ata jane nën 18 vjeç, kur në New York mosha e pranimit të marrëdhënieve është 17 vjeç”.

Avokatët e princit shkruanin se akuzuesja për çështjen e ‘mungesës së panimit’ duhet të  cilësojnë një “kërcënim të nënkuptuar”, por nuk ka palë të treta që mund të dëshmojnë për këtë.

Avokatët shkruanin: “Këtu të vetmit dëshmitarë të kërcënimeve të nënkuptuara që Giuffre të përfshihej në aktet seksuale pa pranim me Princin Andrew, janë Epstein (i vdekur), Maxwell (e burgosur), Princi Andrew (i akuzuari) dhe vetë Giuffre.”

Virginia Giuffre i qëndron akuzave të saj duke thënë se princi “ishte një abuzues dhe një pjesëmarrës”.

Vendimi për gjyqin ende nuk është marrë.

FOTO GALERI
7/8
Një zëdhënës i rezidencës Balmoral tha: “Ai është i vendosur të qëndrojë jashtë syrit të publikut”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA