Revista Time po përballet me një rrebesh kritikash për faktin që e zgjodhi shefin e Teslas dhe SpaceX, Elon Musk, si “Njeriun e vitit” 2021.
Disa ligjvënës menjëherë ngritën pyetje sesa taksa ka paguar ai lidhur me pasurinë e vet të përgjithshme.
“Nuk mund ta besojmë që Time zgjodhi Elon Muskun; ai është njeriu më i pasur i botës e kur vjen fundi, bënë gjithçka për të shmangur taksat në një kohë kur familjet e varfra mezi vënë ushqim në tryezë e luftojnë për të paguar qiranë”, tha republikania, Pramila Jayapal.
ProPublica nxori në muajin qershor një raport mbi taksat e paguara nga amerikanët më të pasur përfshirë Musk. Sipas raportit, miliarderi kishte paguar vetëm $68,000 dollarë taksa federale në 2015, $65,000 dollarë në 2017 dhe asnjë taksë federale në 2018.
Musk u përpoq të shpjegonte se “gjatë pandemisë, të pasurit u pasuruan më shumë dhe fitimet e tyre ishin marramendëse, në një kohë kur mjaft njerëz humbën vendet e punës në Amerikë, si dhe mundësinë e kujdesit shëndetësor”.
Ligjvënësja republikane u shpreh se fare mirë, në kopertinën e kësaj reviste mund të ishin shfaqur heronjtë e frontit të parë të luftës anti-Covid, e jo miliarderë si Musk.
Top Channel