Vrau gruan dhe kunatën para tre vitesh/ Fëmijët qëndrojnë në jetimore, gjyshi kërkon t’i marrë: S’më lenë t’i takoj

14/12/2021 10:56

Pasi Gazmend Musta u dënua me burg përjetë, për vrasjen e gruas dhe kunatës, dy fëmijët jetimë u dërguan në fshatin SOS në Tiranë.

Vrasja ka ndodhur në 2 janar të vitit 2019 në Ballsh.

Babai i Gazmend Mustës sot ka dalë në protestë, pasi kërkon të takojë nipërit. Ai thotë se kujdestarinë  e tyre e ka daja, që nuk i le t’i takojë. Bedri Musta kërkon të rihetohet çështja, pasi sipas tij, gjykata e Fierit dhe Vlorë nuk e kanë verifikuar arsyen e vërtetë që djali i tij mori aktin ekstrem.

Si ndodhi ngjarja?

Shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një konflikt mes çiftit pas një dreke familjare. Gentjana Çaushaj, bashkëshortja e tij e ndjerë, i ka kërkuar bashkëshortit të shkojë te prindërit dhe ai nuk e ka lejuar. Motra e Gentianës, Merisa ka hyrë për të ndarë bashkëshortët, por është qëlluar me thikë nga 34-vjeçari, i cili më pas ka qëlluar edhe bashkëshorten, duke i lënë të dyja pa jetë.

Ngjarja ka ndodhur në datën 2 janar, rreth orës 17:30, në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festa. Çifti kishte dy fëmijë të mitur, 7 dhe 3 vjeç.

Sipas banorëve, në çastin kur ndodhi vrasja e dyfishtë, dy fëmijët e mitur kanë qenë në shtëpi.

 

 

 

 

 

 

Top Channel