Deputetë e ministra të Kuvendit të Shqipërisë kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të senatorit amerikan, Bob Dole, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Kjo kërkesë u paraqit nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, por u ekzekutua disa minuta më vonë, pas ardhjes në sallë të disa deputetëve opozitarë, për shkak se kishte mungesa.

Në muajin shkurt të këtij viti, ish senatori Dole, bëri të ditur se ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Gjatë karrierës së tij 36-vjeçare në Capitol Hill, ish senatori republikan, Bob Dole u bë një nga ligjvënësit dhe udhëheqësit më me ndikim në Senat.

Ai u përpoq tre herë të bëhej president. E fundit ishte në vitin 1996, kur ai ishte kandidat republikan dhe humbi në garë me ish presidentin Bill Clinton.

Ai kërkoi nominimin presidencial të partisë së tij në vitin 1980 dhe në vitin 1988, ndërsa ishte kandidat për zëvendëspresident në vitin 1976 bashkë me ish presidentin Gerald Ford.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA