Aksidenti tragjik në Durrës/ Arrestohet shoferi i taksisë, zbardhet dëshmia e parë e 26-vjeçarit
17/08/2026 14:59
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës me pasojë vdekjen e një kalimtari, 66-vjeçar, i identifikuar si Fezi Dine.
Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi bën me dije se drejtuesi i taksisë, Aldi Talelli 26 vjeç, është arrestuar nga policia.
Ai rezulton me dokumentacion të rregullt për drejtimin e taksisë (dëshmi për taksi). Ka 8 vjet në drejtim automjeti. Sipas testit të kryer, nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.
Aktualisht po merret në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore. Në komunikimet e para, taksisti 26-vjeçar ka deklaruar se “i ka ikur mjeti”.
Shkaku i saktë do të përcaktohet nga hetimet dhe ekspertiza.
Top Channel