“Pse hesht Brukseli?”/ Media holandeze për çështjen e Veliajt: Shqipëria drejt BE-së, por me pikëpyetje për shtetin e së drejtës
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e sigurisë në vend, pas ngjarjeve të fundit në Elbasan dhe Sarandë.
Balliu akuzon qeverinë e Edi Ramës se ka dështuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, duke deklaruar se krimi po fiton terren dhe po sfidon autoritetin e shtetit. Sipas tij, largimi i Ramës është i domosdoshëm për rikthimin e rendit, ligjit dhe autoritetit të shtetit.
“Siguria jashtë kontrollit, krimi mbi shtetin. Shqipëria po përballet me një degradim të rëndë të sigurisë publike. Pushteti i Edi Ramës ka dobësuar ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë, ndërsa ka krijuar terrenin për fuqizimin e krimit të organizuar.
Dje, atentat në mes të Elbasanit, në mes të ditës. Sot, dhunohet shefi i krimeve në Sarandë. Në një shtet normal, këto do të ishin alarm kombëtar. Në Shqipërinë e Ramës, po shndërrohen në rutinë.
Kur krimi lëviz lirshëm dhe qytetari jeton me frikën e pasigurisë, shteti ka dështuar në misionin e tij themelor.
Largimi i Ramës është domosdoshmëri për rikthimin e rendit, ligjit dhe autoritetit të shtetit.
Partia Demokratike do ta rikthejë shtetin në anën e qytetarit. Kriminelët nuk mund të jenë pronarë të qyteteve tona. Pronari i vetëm i hapësirës publike duhet të jetë ligji, ndërsa vendi i krimit është në qeli”, shkruan Balliu.
Top Channel