Përdhunoi të moshuarën jashtë kishës në Londër, emigranti 33-vjeçar shpallet fajtor
Një helikopter privat është rrëzuar pasditen e së hënës në ishullin Sifnos të Greqisë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën tre personave që ndodheshin në bord.
Sipas forcave zjarrfikëse, helikopteri u rrëzua në zonën e quajtur Tholos, shumë pranë helikodromit të ishullit. Menjëherë pas përplasjes me tokën, mjeti fluturues u përfshi nga flakët.
Burime spitalore bëjnë të ditur se tre trupa janë dërguar në qendrën shëndetësore të ishullit, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet në zonën e aksidentit për të verifikuar nëse kishte persona të tjerë në bord.
Në bord dy britanikë dhe piloti grek
Sipas policisë greke, helikopteri ishte nisur nga Markopulo, në Athinë, dhe kishte marrë dy pasagjerë britanikë, një çift, përpara se të nisej drejt Sifnos. Në bord ndodhej gjithashtu piloti, i cili ishte shtetas grek.
Helikopteri ishte i markës Bell dhe, sipas të dhënave paraprake, ishte një prej tre helikopterëve të së njëjtës markë që kompania zotëron në flotën e saj.
Dëshmitarë okularë kanë deklaruar se kishin parë tym që dilte nga helikopteri pak para rrëzimit, çka ka ngritur dyshime se mjeti mund të ketë pasur një problem teknik përpara aksidentit.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, ndërsa në vendngjarje vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe verifikimet përfundimtare mbi bilancin e viktimave.
Top Channel