Po përpiqemi të shpëtojmë marrëveshjen për fuqinë bërthamore të Iranit (JCPOA), deklaroi sot përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell.
“Negociatorët janë angazhuar për t’u kthyer në Vjenë javën e ardhshme. Ne raportojmë palët rreth takimeve dhe po shikojmë shifrat aktuale atje, të siguruara nga agjencitë e energjisë në lidhje me pasurimin e uraniumit nga ana e Iranit”, shtoi ai gjatë një takimi në Romë në edicionin e 7-të të konferencës ”Med Dialogues”, promovuar nga Ministria e Jashtme italiane dhe instituti ISPI.
”JCPOA nuk është vetëm një marrëveshje bërthamore, ajo është gjithashtu një marrëveshje ekonomike. Presidenti Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme, pavarësisht nga pasojat. Nëse duhet të kthehemi te marrëveshja, ne duhet t’u japim diçka atyre në këmbim. Nuk mund të presim që ata të kthehen te kjo marrëveshje pa asgjë në shkëmbim”, theksoi ai.
Top Channel