Zv/Presidentja e Bankës Europiane të Investimeve: Përgëzoj Bashkinë e Tiranës për punën e bërë, kryeqyteti do ketë 24 orë ujë

04/12/2021 09:26

Tirana do të ketë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm. Zv/Presidentja e Bankës Europiane të Investimeve, Lilyana Pavlova, në një intervistë për Zërin e Amerikës përgëzoi Bashkinë e Tiranës dhe UKT për punën e madhe që kanë bërë deri më tani, duke i hapur rrugë investimit më të madh për të përmirësuar dhe zhvilluar rrjetin e ujësjellësit në kryeqytet.

“Ky është operacioni më i madh i BEI në Shqipëri. Gjej rastin të vlerësoj dhe të përgëzoj Bashkinë e Tiranës dhe UKT për punën e madhe që kanë bërë, duke na mundësuar të arrijmë këtë investim të rëndësishëm prej 80 mln.

Gjithashtu ne u angazhuam të japim një grant prej 1 milionë euro në mbështetje të zbatimit të projektit dhe përgatitjes së dokumenteve të duhura për zbatimin e projektit”, nënvizoi Pavlova.

Numri dy i Bankës Europiane të Investimeve nënvizon se kjo hua prej 80 milionë euro investime, është shembull i pastër, se si fondet e BE dhe mbështetja e Bankës Europiane të Investimeve po shkon në të mirën e qytetareve të Tiranës. “Në përfudnim të projektit , rreth 1 milionë qytetarë do përfitojnë 24 orë ujë të pijshëm, të një cilësie të shkëlqyer. Besoj se ky është shembull i mirë se si fondet europiane dhe BEI japin mbështetjen e nevojshme”, tha ajo.

Lilyana Pavlova dha detaje mbi marrëveshjen e nënshkruar me Bashkinë e Tiranës për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit. “ Projekti do të zbatohet në disa etapa. Në fazen përgatitore, fillimisht ndërrmarja e Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe Bashkia e Tiranës do të përgatisin studimin e fizibilitetit, për të cilin e kanë tashmë një asistencë teknike dhe gjithashtu me ndihmën tonë do të përgatitet dokumentacioni i tenderit, i cili me shpresë vitin që vjen do të jetë gati.
Do të shpallet tenderi dhe do të seleksionohen konstruktorat. Ne u informuam nga bashkia se projekti do ta ndahet na lote të ndryshme, në mënyrë që puna të bashkërendohet dhe të bëhet mirë, duke mos rënduar trafikun dhe dëmtuar furnizimin me ujë të qytetit. Do të duhet të presim 4 vjet që ky projekt të përfundojë”, deklaroipër VOA, Zv/Presidentja e Bankës Europiane të Investimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA