24/11 22:56
Vazhdon të rritet numri i rasteve të reja në Gjermani ku së fundmi ka regjistruar 73 mijë e 209 raste të reja me COVID-19.
Sipas Institutit Robert Koch (RKI), numri i rasteve me COVID-19 në vend u rrit në 5.9 milionë ndërsa numri i rasteve aktive në 895.300. Me 388 viktima si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, numri total i vdekjeve u rrit në 102.178.
Numri i të infektuarve në 100 mijë banorë në javë është 439.2. Numri i personave që morën dy doza të vaksinës së COVID-19 arriti në 57.1 milionë.
Top Channel