Policia në Skoci i paguan £1mln familjes së gruas që vdiq pasi u la 3 ditë në makinën e aksidentit (fotot)

02/12/2021 18:12

Lamara Bell u gjet në gjendje të rëndë pranë partnerit të saj të vdekur, por dhe ajo vdiq më vonë.

Policia në Skoci thanë sot se kanë paguar 1 milionë paundë dëmshpërblim për familjen e një gruaje që vdiq pasi  pasi ishte lënë për 3 ditë në makinën e saj të përplasur në autostradë, deri në ardhjen e ndihmës.

Forcat thanë se dëmshpërblimi u pranua pasi familjarët e 25 vjeçares së ndjerë Lamara Bell, paditën për dështimin e organeve për të ardhur në ndihmë të viktimave të aksidentit, edhe pasi u njoftuan nga një fermer që kishte parë makinën e dalë nga rruga, në ngjarjen e vitit 2015.

Kur autoritetet kishin ardhur më në fund në skenë pas disa njoftimeve nga publiku Bell ishte gjetur në gjendje të rëndë pranë të dashurit të saj të vdekur , 28 vjeçarit John Yuill.

Ajo vdiq katër ditë më vonë në spital duke lënë dy fëmijë jetimë, 5 dhe dhjetë vjeç. Fëmijët janë tashmë në kujdesin e gjyshërve dhe u është dhënë dëmshpërblimi prej 500,000 paundë secilit.

Policia kishte pranuar më herët dështimin në reagimin e saj me sistemin e telefonatave, i cili sipas autoritetet “kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në vdekjen e saj”.

Avokati i familjes David Nellaney tha se mirëprisnin kompensimin nga autoriteti i policisë së Skocisë, por kritikonte zyrtarët që kishin zvarritur çështjen për më shumë se 5 vjet.

“Familja Bell është përballur me diçka aq të rëndë sa jo të gjithë mund ta kuptojnë por me durim, vendosmëri e simpati, kanë treguar gjithmonë se nuk duhen nënvlerësuar”, tha ai.

Zëdhënesja e policisë Fiona Taylor, tha: “Vdekja e Lamara Bell e John Yuill ishte një tragjedi dhe mendimet tona janë me fëmijët, familjarët e prindërit e tyre”.

Aksidenti ishte raportuar në polici nga një fermer më 5 korrik 2015 , por çifti ishte gjetur në makinë vetëm tre ditë pas një tjetër telefonate në linjat e emergjencës.

Prokurori Ashley Edwards tha asokohe se nëse Lamara Bell do të shtrohej në spital brenda gjashtë deri në tetë orë pas aksidentit, plagët e saj do të ishin më të thjeshta për t’u menaxhuar.

“Kjo do të kishte çuar në mbijetesën e saj, edhe pse me paaftësi të mundshme neurologjike”.

Ndërsa babai i Lamara, Andrew Bell, 56 vjeç, dënoi sjelljen e policisë së Skocisë dhe të dhënat e dobëta për përgjigje ndaj thirrjeve në numrat e emergjencës, bazuar në një studim ku thuhej se vetëm 40 përqind e telefonuesve mund të flisnin me operatorin.

FOTO GALERI
3/7
Kreu i policise Iain Livingstone duke ardhur ne gjyq

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA