Floriana Garo ishte risia e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, pasi Lulzim Basha e zgjodhi si zëdhënëse të Partisë Demokratike.
Në përfundim të fushatës dhe kur dolën rezultatet e zgjedhjeve, Garo tregoi se nuk ka marrë asnjë mesazh nga Basha, të cilit zgjodhi t’i shkruante vetë për t’i thënë se është ndjerë e pavlerësuar. Në emisionin “Ftesë në 5”, ka zbuluar se përgjigja e tij e vetme ishte që do të takoheshin por një gjë e tillë nuk ndodhi asnjëherë.
Bieta Sulo: Mendon se është personale?
Floriana Garo: Jo nuk mendoj se është personale. Mendoj se është njeri i tillë që harron dhe për bisedat që bën se kam dëgjuar shumë shpesh këtë gjë nga të tjerë që nuk ka patur reagim. Më ka bërë përshtypje pasi unë me të kam folur për tu përfshirë dhe gjatë kohës së fushatës, por kanë pritur një mbledhje, reflektim, shenjë mirënjohje që i jepet ekipit kur kontribuon në dicka të madhe.
Bieta Sulo: Pas kësaj ka pasur ndonjë mesazh prej teje.
Floriana Garo: Po, i kam dërguar një mesazh dhe i kam thënë që kam pritur një mesazh nga ju pas të gjithë kontributit që kam dhënë dhe jam ndjerë e pavlerësuar në këtë rast.
Bieta Sulo: Kishte përgjigje?
Floriana Garo: Kishte një përgjigje që do mblidhemi e do takohemi dhe kjo nuk ndodhi kurrë.
Top Channel