Reperi Fero është përfolur shpesh për problemet e tij si sherret apo problemet me policinë.

Së fundmi, ai ka pranuar fajësinë për kryerjen e veprës penale, ‘lëndim i lehtë trupor’, pasi ka goditur me duar në shpinë, një person të panjohur për publikun me emrin Abaz Abazi, i cili më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit në Gjilan.

Për këtë vepër penale, Fero sipas ligjit mund të dënohet me gjobë ose deri në 3 vite burgim. Nuk dihet ende se çfarë do
të ndodhë me reperin.

Në aktakuzë thuhet se: Më 20 gusht 2021, ne rrugën e “Malishevës” në Gjilan, i pandehuri Feronit Shabani (Fero) pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin A.A, me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore. Fillimisht i pandehuri ka ndalur makinën para të dëmtuarit dhe pas një konflikti me fjalë, ka dalë nga makina dhe e ka goditur me duar në shpinë.

Për shkak të lëndimeve i dëmtuari ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan. Në raportin mjekësor lëndimet e tij janë klasifikuar si dëmtime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA