Në rrugën e lumit të Vlorës e cila ka vetëm pak kohë që është inauguruar, persona të papërgjegjshëm nuk kanë humbur kohë dhe e kanë mbushur me pirgje mbetjesh ndërtimore.
Inertet janë ende nëpër thashë sic i kanë mbledhur nga kantieret e ndërtimit.
Gjithçka ndodh në kilometrin e 10-të përballë fshatit Sherishtë ku në krahun e djathtë të rrugës të zë syri dhera, beton e mbetje pllakash të copëtuara në një vijë prej 500 m përgjatë kësaj rruge.
Edhe pse janë ngritur grupe kontrolli për mos lejimin e kamionëve ato hidhen gjatë natës jo vetëm nga banorët e fshatrave aty pranë por dhe nga qyteti i Vlorës. Mania për të hedhur pirgje me inerte anë çdo rruge do ta kthejë edhe këtë zonë në një fushë mbetjesh sic gjen dhjetëra të tilla në të gjithë Vlorën.
Top Channel