Makina del nga rruga në bypass-in e Fierit, drejtuesi i mjetit transportohet në spital

02/10/2026 16:04

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin nga Mbikalimi i Memorialit në drejtim të Levanit.

Një automjet tip “Opel Astra” ka dalë nga rruga, ndërsa si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, i plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Top Channel