Dy shtetas shqiptarë, përkatësisht 25 dhe 21 vjeç, janë arrestuar nga Karabinierët e Kompanisë së Bressanones në Itali, pasi kishin arritur t’i shmangeshin policisë për gati dy muaj.
Sipas mediave italiane, dy të rinjtë ishin shpallur në kërkim pas një operacioni të gjerë policor kundër trafikut të drogës në rajonin e Alto Adige.
Ata kishin arritur t’i shpëtonin valës së arrestimeve të kryera në përfundim të një hetimi të gjatë mbi aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në këtë zonë.
Pas lokalizimit dhe arrestimit, ndaj dy shqiptarëve është vendosur masa e “arrestit shtëpiak”, me detyrimin për të mbajtur edhe të ashtuquajturin “byzylyk elektronik”, përmes të cilit monitorohen lëvizjet e tyre.
Autoritetet italiane nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi rrethanat e arrestimit apo rolin konkret që dy të rinjtë dyshohet se kanë pasur në aktivitetin e paligjshëm.
Top Channel