Zbuloni çfarë ndodh me tensionin e gjakut nëse konsumoni boronica për 1 muaj

30/11/2021 06:16

Një studim i publikuar më herët këtë vit shpjegon se boronicat janë ndër frutat më të mira për uljen e tensionit të gjakut. Studimi në fjalë zbuloi se konsumi i një filxhani çaji me boronica në ditë, ndihmon ndjeshëm në përmirësimin e tensionit të gjakut.

Një sasi 200 gramëshe me boronica përmirëson funksionin e enëve të gjakut dhe ul tensionin sistolik të gjakut.

Çfarë ndodh me gjakun nëse konsumoni 200 gr boronica për një muaj?
Studiuesit analizuan shëndetin e 40 pjesëmarrësve në studim të cilët për një muaj konsumuan lëngun e 200 gramë boronicave në ditë për një muaj të tërë. Ata kryen rregullisht analizat e gjakut dhe mbajtën nën monitorim shëndetin e zemrës. Në fund të studimit, studiuesit zbuluan se konsumi i boronicave për një muaj të tërë ofronte shumë përfitime për gjakun dhe zemrën.

Së pari, në vetëm dy orë, konsumi i boronicave zgjeronte me 2 përqind enët e gjakut. Efekti zgjerues i enëve të gjakut ishte i qëndrueshëm edhe një muaj pas konsumit të boronicave, thanë ekspertët. Për më tepër, tensioni sistolik i gjakut pësonte një ulje prej 5 mmHg. Sipas ekspertëve, ky ndikim ishte i njëjtë me atë të medikamenteve kundër tensionit të lartë të gjakut.

Antioksidantët Tek Boronicat Më Të Mirat Për Shëndetin e Zemrës
Të gjitha frutat e pyllit janë shumë të pasura me antioksidantë dhe anthocianinë, por boronicat kanë nivelin më të lartë të kësaj substance në krahasim me frutat e tjera. Anthocianina përmirëson funksionin e qelizave që veshin sipërfaqen e enëve të gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin e tij. Kjo e bën boronicën një aleate të njerëzve që jo vetëm duan të mbajnë qarkullimin e gjakut në nivelet më të mira por duan të shmangin edhe tensionin e lartë të gjakut. Përveç antioksidantëve, ky frut përmban acide organike, taninë, vitamina C dhe B, beta karoten, proteina dhe fibër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA