Nga nesër qeset e mbeturinave dhe qeset e vogla për ngrirje që shiten në tregje dhe dyqane nuk do lejohen për përdorim.

Qeset plastike janë të përjashtuara nga Ligji i ri për Menaxhimin e Mbetjeve dhe Ministria e Mjedisit të Mqedonisë së Veriut sqaron se nga 1 dhjetori qeset me të cilat blejnë qytetarët do të kushtojnë 15 denarë, pavarësisht nëse janë në treg, dyqan apo market. Të gjitha do të duhet të jenë të riciklueshme.

“Ndalohet lëshimi i qeseve plastike për mbajtjen e produkteve në treg. Lejohet lëshimi i qeseve të biodegradueshme që prodhohen në pajtim me standardet e përcaktuara për biodegradueshmëri”, thonë nga Ministria e Mjedisit.

Se sa do të respektohen dispozitat ligjore, kontrolle në terren do të bëj Inspektorati Shtetëror i Tregut.

“Në periudhën e ardhshme do të bëhet përshtatja dhe edukimi për rregullat e reja sipas Ligjit. Në fillim nuk do të shqiptohen gjoba për mosrespektimin e ligjit”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Inspektorët e tregut do të kontrollojnë nëse shiten qeset e biodegradueshme, nëse tregtarët mbajnë evidencë për numrin e qeseve të shitura sipas çmimit të përcaktuar prej 15 denarë. Gjobat për mosrespektim të ligjit sillen nga 1000 deri në 20000 euro, në varësi të madhësisë së kompanisë dhe llojit të shkeljes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA