Gazetari Arjon Sulo i ftuar në emisionin “Top Talk”, në Top Channel ka komentuar sjelljen e politikanëve ditën e djeshme në Vlorë, në Varrezat e Dëshmorëve në ceremoninë zyrtare të homazheve për ditën e Çlirimit.
Në fjalën e tij Sulo u shpreh se kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta i kanë rënë ato që i ka quajtur maskat e marrëdhënieve personale.
Po ashtu Sulo shtoi se është për të ardhur keq që krerët shqiptarë shfaqin simptoma dhe emocionet e tyre personale.
Sulo: Nuk përpiqen as të jenë hipokritë. Tani kanë rënë maskat. Është për të ardhur keq që krerët shqiptarë shfaqin simptoma dhe emocionet e tyre personale. Ata nuk mundohen të fshehin asgjë nga fraktura personale që kanë. groteske ishte dje në Vlorë ku në 4 veta, kryeministri nuk komunikon me Presidentin, nuk bashkëvepron me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Presidenti me kryeministrin, kryetarja e Parlamentit duke mbajtur distancën, është aty po sikur nuk është aty dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës as me kryeministrin, as me Presidentin.
Dy rrugët e Ilir Metës dhe Ramës janë ndarë për pushtetin personal, me Lelin është treguar se Rama e ka mënjanuar se donte ta përdorte që ta merrte bashkinë vetë me anë të ish-nënkryetarit të Bashkisë që erdhi prefekt i Tiranës.
Çdo politikan ka interesin e tij personal duke bërë mirë rolin institucional. Prandaj Presidentët në botë vijnë në një moment të karrierës që i kanë kaluar postet e tjera.
Top Channel