Një 58-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat, në Delvinë, rreth orës 19:00.

I ndjeri ishte duke kullotur bagëtitë kur aksidentalisht ka rënë në një përrua dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

“Më datë  29.11.2021,  rreth orës 19:00, në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat, shtetasi Sh.Q., 58 vjeç, duke kullotur bagëtitë e tij,  dyshohet se aksidentalisht ka rënë në përrua dhe për pasojë  ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të  ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA