Kryeministri Edi Rama ka folur për lejen 5 vjecare të qëndrimit duke i kërkuar që ta heqin sepse është pengesë psikologjike.
Nuk mungoi batuta e Ramës, i cili i tha Sveçlës që ta heqin se po të jetë për votë, janë në minorancë ministrat e Brendshëm të dy qeverive.
Rama: Një pyetje kam se gjithmonë e kam kuriozitet si funksionon mes jush Ministrisë së Brendshme. Pse e bëni këtë lejen 5 vjet? Do martohen njerëzit me bashkim familjar dhe pas 5 vitesh do vijnë tek ju të konfirmojnë se janë sërish bashkë? Pse e bëni këtë. E marrin lejen, vendosin të jetojnë në Kosovë. Marrin lejen e qëndrimit dhe kështu.
Svecla: Në rastin që përmendët patjetër që nuk ka nevojë. Leja 5 vjecare do të vlejë për studentët, për të punësuarit por kjo nuk nënkupton që do të vijë prap.
Rama: Po hiqeni se është si pengesë psikologjike. Do të ikë prap? Hiqeni këtë se të jetë për votë, dilni në minorancë ju të dy.
Top Channel