Deputetja Ilda Dhori ka kërkuar fjalën e saj në Kuvend për të thënë se fermerët janë jashtë dhe kritikon ministren e Bujqësisë Frida Krifca.
Ajo e fton që të tregojë çfarë parashikon buxheti pasi fermerët kanë lënë vendin e punës për të protestuar para Kuvendit. Ndërkohë ministrja Krifca nuk bën asnjë reagim, veçse e shikon.Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ndërhyn për t’i thënë se kjo nuk është procedurë.
Dhori: Më habit qetësia me të cilën ministrja e Bujqësisë qëndron e ulur, ndërkohë që jashtë janë fermerët dhe kërkojnë të drejtat e tyre. Ndoshta nuk janë në numër aq sa kanë qenë në rrugë, por është simbolike sepse ata kanë lënë vendin e punës. Ata do të dëmtohen nga kjo paketë fiskale dhe këtij buxheti që synon të dëmtojë të vetmit njerëz të pambrojtur që gjithmonë i kanë dhënë këtij shteti dhe nuk kanë marrë gjë në këmbim. Do doja ta ftoja që të flasë se çfarë parashikon buxheti, ku do të shkojnë paratë.
(Krifca shikon)
Nikolla: Kjo nuk është procedurë.
Top Channel