Pas tragjedisë së ndodhur në festivalin e reperit të njohur Travis Scott në Houston të Teksasit, ku mbetën të vdekur dhjetë persona, gjendja emocionale e këngëtarit është jo e mirë!

Që nga incidenti, reperi është mbështetur tek partnerja e tij, Kylie Jenner për të kaluar këtë fazë të tmerrshme të jetës së tij.

Një burim i sigurt ka shprehur se: “Kylie është e shkatërruar nga tragjedia në ‘Astroworld’ dhe ka bërë gjithçka që mundet për të mbështetur Travis-in në të gjitha emocionet me të cilat ai po përballet çdo ditë. Gjatë gjithë hetimit, Scott, emri i vërtetë i të cilit është Jacques Bermon Webster ka qenë në një gjendje ‘shoku’ ndërsa mbetet i përfshirë në përpjekjet e vazhdueshme për të qëndruar në komunikim me familjet e të prekurve nga incidenti. Kylie e di se sa shumë do të thotë për Travis të performosh dhe të dalësh para fansave të tij, kështu që ta shohësh atë në një gjendje shokuese teksa lajmet dhe proceset gjyqësore vazhdojnë është shumë e vështirë për të dy”.

Ndërkaq, është shënuar viktima më e re në moshë nga tragjedia e festivalit “Astroworld”. Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter, kryebashkiaku i Houston, Sylvester Turner, ku njoftoi për vdekjen e një djali 9-vjeçar, i cili pësoi lëndime të rënda ndërsa ndiqte festivalin muzikor.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA