“Granit je shumë i bukur por me pak tru në kokë…”/ Ish banorja rrëfen gjithçka në lidhje me konkurrentët e BBV

15/11/2021 18:59

Sot në emisionin “Live From Tirana”, në Top Albania Radio ka qenë e ftuar Fjorentina Halili, ish-konkurrentja finaliste e “Big Brother 9”.

Ajo ka folur në lidhje me situatën e ish-konkurrentit Granit Cana, i cili doli nga shtëpia e famshme e “Big Brother VIP” por jo vetëm, sepse ajo ka dhënë edhe mendimin e saj në lidhje me sjelljet e konkurrentëve të tjerë.

Teksa po tentonin që të telefonin ish-banorin e “Big Brother VIP”, Granit Cana i cili fatkeqësisht nuk e hapi telefonin, Fjori u shpreh se:

“Mos e lër seen, se nga kjo TopRadio dhe nga ky edicion u bëre kaq VIP sa je”.

-Çfarë të ka shqetësuar më shumë nga Graniti?

“Në fillim kur ka hyrë kam thënë se është një djalë shumë king. Po të isha atje se di çfarë mund të bëja.(qesh) Por sjellja e tij më ka lënë për të dëshiruar. Unë nuk do të doja kurrë një mashkull që bindet nga një femër, okej unë vërtet dua që të jem dominuese por edhe pak kështu të bëj kot që pastaj të më thonë që shiko se burri këtu jam unë”.

Ndër të tjera ka shtuar se:

“Granit je shumë i bukur por me pak tru në kokë. Graniti të mundohet që të mos humbasë atë që ka në krahë dhe familjen se njerëzit që njohu aty i ka sot e nesër si ka më”.

Nëse Graniti nuk do të kishte Fifin në cilën javë do të dilte nga shtëpia ose cila mund të ishte ‘preja’ e tij e radhës?

“Nëse nuk do të ishte Fifi fare do kishte flirtuar me të gjitha aty dhe do të vazhdonte që të ishte akoma në shtëpi, të paktën kështu mendoj unë. Me Fifin ishte bingo”.

Në lidhje me reagimin e Ardit Çuni-t, pasi Graniti u zgjodh që të linte shtëpinë ajo tha:

“Unë nuk e pranoj dhe nuk e toleroj, sado mik ta kesh Fifin dhe të kesh shoqëri aty në “Big Brother” je futur vetëm dhe normalisht do të luash lojën tënde. Nuk ka miqësi, ajo tregohet jashtë dhe jo aty brenda. Si mund të qeshësh ti me mërzitjen e dikujt?”.

FOTO GALERI
6/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA